Plot 50 vjet nga krijimi i saj, revista e mirënjohur amerikane “Rolling Stone”, është nxjerrë në shitje.

Jann Wenner, ai që në vitin 1967 themeloi revistën ikonë të muzikës dhe kulturës alternative, pranoi se nuk ja del dot më dhe ka vendosur të shesë aksionet.

Kriza editoriale, disa përpjekje të dështuara investimesh dhe një strategji jo fort mirë e ndjekur, shtynë 71-vjeçarin të marrë vendimin e vështirë. Blerësi i mundshëm është David J. Pecker, një sipërmarrës i afërt me presidentin amerikan Donald Trump. Nëse ai blen aksionet e “Rolling Stone”, revista që historikisht ka qenë përkrahëse e demokratëve, mund të ndryshojë politikën editoriale.

Ndonëse një revistë muzikore, “Rolling Stone”, është një nga botimet më me ndikim në botë, e cilësuar nga kritikët si Bibla e kulturës alternative, e kundër-rrymës. Mbrojtëse e ideologjisë liberale, ajo ka përkrahur prej fillimit kandidatët presidencialë demokratë. Në vitin 2006, “Rolling Stone”, shpallën Georg W Bush-in si presidentin më të keq të historisë amerikane.

Tv Klan