romaaaRoma nuk di më të fitojë. Ndeshja me Empoli ka përfunduar me rezultatin 1 – 1, barazimi i katërt radhazi në kampionat.

Në një sfidë ku të dy ekipet mbetën me 10 futbollistë për shkak kartonësh në fundin e pjesës së parë, të parët që kaluan në avantazh kanë qenë miqtë.

Macarone nuk ka gabuar duke goditur saktë 11-metërshin e fituar nga Saponara. Rezultati është barazuar pas golit të Maicon në minutën e 57’.

Në këtë sfidë ka patur një paraqitje të mirë mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj. Më herët Fiorentina ka barazuar 1 – 1 në përballjen në fushën e Genoa. Juventus ka mundësinë të thellojë diferencën me Roma në rast suksesi të dielën me Udinese.

Tv Klan