Derbi i kryeqytetit italian është sërish i Romës. Fitorja e 4 radhazi e verdhekuqve. Kësaj radhe Lazion e mundën 2-0 me gola të Strootman dhe Nainggolan. Në fakt, Lazio i pagoi shtrenjtë gabimet individuale të Wallace dhe Marchetti, në dy rastet e golave.

Pas një pjese të parë disi të ekuilibruar, në të dytën një gafë e Wallace i lejoi Strotman të vjedhë topin dhe të thyejë Marchetti. Goditje e rëndë për tifozët dhe lojtarët.

Nervat nuk mbajnë dhe mes atyre që luajnë dhe stol të Lazios ka përplasje fizike. Strotman merr karton të verdhë ndërsa Cataldi, edhe pse në pankinë ndëshkohet me të kuq. Në të 77-in Nainggolan merr një top në mesfushë godet nga 25 metra dhe gjen cepin e majtë të portierit të Lazios, i cili reagoi me vonesë edhe pse kishte mundësi ta priste.

 

Tv Klan