Roma fitoi miqësoren me Tottenham në sekondat e fundit. Skuadra italiane mundi me rezultatin 3 – 2 atë angleze në një Nju Xhersi në një sfidë emocionuese veçanërisht në pjesën e dytë ku u shënuan edhe më shumë gola.

Roma edhe pse kaloi në avantazh që në minutën e 12’ rrezikoi të humbiste takimin. Golat e Tottenham në minutat e fundit të takimit barazuan rezultatin.

Vendosmëria e lojtarëve të Roma vendosën fitoren në aksionin e fundit të takimit. Sulmuesi i ri Marco Tumminello vendosi suksesin e ekipit italian me golin e tij. Kjo ishte fitorja e parë e Roma dhe humbja e parë për Tottenham në International Champions Cup. 

Tv Klan