Dy golat e Naingolan dhe 11-metërshi i Perotti i dhanë fitoren Romës në ndeshjen e “San Siro” ndaj Interit.

13 minuta nga fillimi i ndeshjes, Naigolan me një aksion personal shënoi golin e parë. Belgu bëri një tjetër kryevepër në fillim të pjesës së dytë.

Inter ngushtoi diferencën me Icardin, i cili ishte harruar nga mbrojtja e Romës, por 5 minuta para përfundimit të takimit Edin Dzeko fitoi një 11-metërsh që u kthye në gol lehtësisht nga Perotti. Roma ruan distancën prej 7 pikësh me Juventusin e vendit të parë.

Në ndeshjet e tjëra të javës, Milan fitoi në fushën e Sassuolo 1-0 me një 11-metërsh të realizuar nga Bacca. Më herët Sassuolo kishte humbur nje penallti.

Edhe Lazio fitoi minimalisht me një penallti. Autor ishte Immobile.

Ndërsa Chievo mundi Pescaran 2-0.

Tv Klan