roma-juventusSot në mbrëmje në ora 21:00 do të luhet në stadiumin “Olimpico” sfida më e rëndësishme e fazës së dytë në Serie A. Roma e vendit të dytë do të presë Juventus kryesues.

Diferenca e pikëve është e madhe edhe pse ka shumë javë deri në fund të kampionatit. Rudi Garcia mendon se fitorja nuk do të thotë se Roma do të jetë më pranë titullit.

Rudi Garcia – Trajner i Roma: “Duhet të japim maksimumin për të mbajtur të paktën vendin e dytë për të synuar të parin. Tani jemi 9 pikë larg Juventus edhe sikur të fitonim nuk varet gjithçka nga ne”.

Këtë përballje nuk e shikon si përcaktuese edhe trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri.

Massimiliano Allegri – Trajner i Juventus: “Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për kampionatin, por jo vendimtare edhe pse për ne do të jetë tepër e rëndësishme për rivalitetin direkt që kemi”.

Në fazën e parë Juventus arriti një fitore 3 – 2 në Torino mes shumë polemikave për gjykimin. Megjithatë Roma edhe pse e ka nisur mirë kampionatin ka shumë barazime. Vetëm në 2015 nga 8 ndeshje të zhvilluara ka barazuar gjashtë.

Vitin e kaluar Juventus e ka fituar takimin e zhvilluar në stadiumin “Olimpico” edhe pse me një rezultat të ngushtë 1 – 0 kur në stol ishte ende Antonio Conte. Juventus synon titullin e katërt radhazi, ndërsa Roma të shpallet kampione për herë të parë që prej vitit 2001.

Tv Klan