milan

Roma – Milan përfundon në barazim 1 – 1. Një rezultat që ndoshta shpëton për momentin nga shkarkimi trajnerët Rudi Garcia dhe Sinisa Mihajlovic, por gjithsesi nuk largon problemet për të dy ekipet.

Nga një gol në fillimin e çdo pjese përcaktoi fatin e takimit, të zhvilluar në stadiumin e “Olimpico”.

Fiorentina dështon në fushën e saj, duke u mundur nga Lazio me rezultatin 3 – 1. Një ndalesë për ekipin e Paulo Sousa, ndërsa skuadar e Stefano Pioli mori pikë të rëndësishme.

Në portë për miqtë ishte Etrit Berisha, i cili pati përgjegjësinë e tij për golin e pësuar. Portieri i Kombëtares mund të largohet nga Lazio në Qershor, pasi Federico Marchetti zgjati kontratën.

Të dielën do të luhen takimet e tjera të javës së 19 që mbyll edhe fazën e parë të Serie A.

Tv Klan