Roma nuk po ndalet më duke siguruar një tjetër fitore nën drejtimin e Spaletit. Suksesi i radhës u arrit me Fiorentinën me rezultatin 4 – 1.

Kjo ishte një sfidë direkte për vendin e tretë dhe skuadra kryeqytetase forcoi pozitat në këtë pocizion që e kualifikon në Ligën e Kampionëve.

Përballja Roma – Fiorentina hapi javën e 28 të Serisë A. Sot dhe nesër do të zhvillohen takimet e tjera. Juventusi kryesues do të luajë të dielën në fushën e Atalantës.

Tv Klan