Juventus mundi Roma në një sfidë miqësore, rivalin kryesor për titullin sezonin e fundit. Për të përcaktuar fituesin janë dashur penalltitë, pasi loja e rregullt u mbyll në barazim 1 – 1.

Në pjesën e parë shënoi Mandzukic për Juventus, ndërsa në të dytën Dzeko rivendosi barazimin në takimin e luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo miqësore ishte edhe ndeshja debutuese e Bernardeschi me fanellën e Juventus. Sfida e penalltive u vendos nga një portieri Pinsoglio, i cili është faruar te Juve në 2014, por ka qëndruar gjithmonë i huazuar.

Ai priti 11-metërshin e Tumminello që rezultoi përcaktues për të vendosur fituesin. Rezultati pas goditjes së penalltive ishte 5 – 4.  

Tv Klan