Roma qëndron në ndjekje të Juventusit. Në Udine, skuadra e Spallettit fitoi 1-0 me golin e Nainggolan. Kryeqytetasit kishin mundësi të dyfishonin me Dzeko, por boshnjaku u tregua i pasaktë nga pika e 11-metërshit. Roma është në vend të dytë me 44 pikë, një më pak se Juventus, që do të përballet në mbrëmje me Fiorentinën, por ka edhe një ndeshje të prapambetur.

Napoli i Elseid Hysajjt fitoi përballë Pescaras së Ledian Memushajt 3-1. Golat u realizuan në pjesën e dytë të takimit. Në minutën e 47 ishte Tonallei që zhbllokoi lojën. 2 minuta më pas, Hamsik e dyfishoi atë. Goli i tretë për Napolin erdhi nga Mertens, ndërsa Pescara shënoi pasi kishte përfunduar koha e rregullt, me 11 metërsh,

Atalanta e Etrit Berishshës humbi në Olimpico ndaj Lazios. Edhe pse Petagna shënoi fillimisht për skuadrën nga Bergamo, në fundin e pjesës së parë Milinković-Savić barazoi. Berisha nuk mundi t’i bëjë ballë aksioneve të Lazios dhe një prej tyre shkaktoi edhe një 11-metërsh. Immobile vendosi fitoren e vendasve.

Tv Klan