Roma fitoi 3 – 1 në fushën e Karpit dhe u ngjit përkohësisht në vendin e tretë në renditje. Skuadra kryeqytetase ka ndryshuar me ardhjen e Spaletit në stol. Kjo ishte fitorja e katërt radhazi që shton shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve.

Kjo ecuri rrit rivalitetin edhe me Fiorentinën e Interin, që do të përballen nesër në mbrëmje në Firence.

Sot Frosinone arriti një fitore me vlera 2 – 1 në fushën e Empolit. Seria A po luan ndeshjet e javës së 25, që nisi të enjten me fitoren 5 – 2 të Lacios ndaj Veronës.

Tv Klan