perleshjetSindikalistët janë përleshur me forcat e rendit në kryeqytetin e Italisë. Rreth 600 punonjës të një fabrike të industrisë metalurgjike u mblodhën për të protestuar para ambasadës gjermane në Romë.

Dy prej protestuesve u plagosën gjatë përleshjeve. Ata akuzojnë kompaninë mëmë, konglomeratin Thysen Grup se ka pushuar nga puna pa motiv më shumë se 500 punnjës të fililiat italian.

Policia përdori forcën pasi ekzistonte rreziku që sindikalistët të tentonin të pushtonin stacionin qëndror hekurushor të Romës, vetëm disa metra larg ambasadës gjermane.

Tv Klan