Me fjalë të tjera për shtëpinë e operas “Romeo dhe Zhuljeta” është një provë, që do t’i takojë kritikës dhe publikut për të vlerësuar. Është shfaqja ku togfjalëshi “është hera e parë” thuhet për këngëtarët, kostumografinë e skenografinë.

Idenë e Vincenco Bellinit e konkretizon në skenë Aylin Bozok. Për regjisoren kjo nuk është një herë e parë, por e dytë që tragjedinë e Shakspeare e sjellë në skenë, pas asaj në vendlindje, në Operan Kombëtare të Turqisë.

“Kam gjetur vokale të fuqishme”

Dhe ato janë Eva Golemi si Xhuljeta dhe Vikena Kamenica si Romeo, sepse Vincenco Bellini kur e shkruajti operan, ariet janë vetëm për një zë mezzosopranoje.

Një sfidë për Vikenën që i duhet të jetë një mashkull me trupin dhe mendësinë e një femre.

Ngjitja e parë absolute është në 20 Mars. Do të jetë një sukses? Noshta po, ndoshta jo. E sigurtë është që për çdo regjisor që do ta risjellë, të paktën do të ketë nga t’ia nisë.

Tv Klan