Futbollisti brazilian Ronaldinho do të martohet me dy gra në të njëjtën kohë.

38-vjeçari thuhet se jeton me dy të fejuarat e tij,  Priscilla Coelho dhe Beatriz Souza në rezidencën e tij që kushton 5 milionë paund në Rio de Janeiro dhe po planifikojnë të marrin hapin e ardhshëm në Gusht.

Sipas mediave braziliane, Ronaldinho, emri i të plotë i të cilit është Ronaldo de Assis Moreira, do të martohet me dy partneret e tij në një ceremoni private në rezidencë.

Ish ylli i Barcelonës dyshohet se u lidh me Beatrizin në vitin 2016, por vazhdoi marrëdhënien e tij me Priscillën, e cila kishte nisur disa vite më parë.

Sipas Daily Mail, të dyja të fejuarat e tij marrin një pagesë prej 1.500 dollarë nga futbollisti për t’i shpenzuar sipas dëshirës.

Thuhet se ai gjithashtu u jep të dyjave gjithmonë të njëjtat dhurata. Ronaldinho u propozoi për martesë të dyjave në Janar të vitit të kaluar dhe u dha secilës prej tyre nga një unazë fejese./tvklan.al