Cristiano Ronaldo po kthehet në një personazh të famshëm jo thjeshtë në botën e futbollit. Tashmë Ronaldo po plotëson një prej ëndrrave të tij, të marrë pjesë në një film artistik. Në fakt bëhet fjalë për një serial televiziv turk që do të trajtojë temën e një familjeje siriane që kërkon të largohet nga vendi që po përballet me një në luftë civile.

Ka qenë një ëndërr e tij të ishte në krah të yjeve të Hollywood dhe duket se ky është rasti më i mirë. Në të njëjtin serial pritet të interpretojë edhe Angelina Jolie, e cila është një ambasadore e kombeve të bashkuara dhe në disa raste ka bërë thirrje liderëve botërorë për tu përfshirë në dhënien fund të luftës në Siri.

Seriali turk që do të nisë xhirimet në fillim të muajit prill titullohet Hayat Koprusu, Ura e Jetës dhe pritet të transmetohet në Turqi, lindje të mesme dhe në Amerikën e Jugut.

Tv Klan