Kur Real Madrid dhe Barcelona vihen përballë njëra tjetrës, në fushë zbresin dy nga lojtarët më të mirë të që futbolli ka parë ndonjë herë.

Cristiano Ronaldo, pa dyshim, është lojtari më i rëndësishëm kur i duhet skuadrës së tij, ndërsa Messi e ka ngritur nivelin e lojës që prej kohës kur debutoi tek Barcelona.

Është e vështirë të vendosësh se cili prej të dyve është më i miri. Por ndoshta statistikat mund të qartësojnë se cili është superior ndaj tjetrit një ditë para se të luhet El Clasico.

Për sezonin 2016 – 2017, Ronaldo ka luajtur 38 ndeshje ndërsa Messi 45. Ajo që bie në sy është sasia e golave të shënuar. Portugezi është 14 gola më pak se argjentinasi, më një përqindje 0.82 gola për ndeshje për Ronaldon dhe 1 gol për ndeshje për Messin.

Gjithsesi ylli i Real Madrid godet më shumë se Messi edhe pse sulmuesi i Barcelonës është më efektiv.

Ky sezon ka treguar që Ronaldo e ka lënë mënjanë egoizmin duke i shërbyer më shumë skuadrës por ai ka dhenë 3 asist më pak se Messi. Ylli portugez ishte protagonist me 5 gola ne kualifikimin përballë Bajernit ne gjysmëfinalet e Champions League, ndërsa Messi nuk shënoi asnjë gol në sfidën kundër Juventusit.

El Classico është një vitrinë e mirë për të dy këta superlojtarë për të treguar sa vlejnë dhe sa të vlefshëm do të jenë për skuadrat.

Tv Klan