Cristiano Ronaldo kërkon të rikthehet tek Manchetser United.

Mediat britanike raportojnë se futbollisti i ka kërkuar menaxherit të tij, Jorge Mendez që të bëjë ç’është e mundur për të arritur një marrëveshje me ish skuadrën e tij, nga i cili u largua për madrilenët 8 vjet më parë.

United, Chelsea, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich janë klubet që kanë mundësitë financiare të blejnë Ronaldon.

PSG janë gati të ofrojnë122 milionë Pound dhe një kontratë prej 26 milionësh për portugezin.

Manchester United mund të ofrojë portierin David de Gea dhe 183 milionë pound për Ronaldon dhe shokun e tij të skuadrës Alvaro Morata.

E vetmja çështje është marrëdhënia jo e mirë e Ronaldos me trajnerin e Manchesterit, Mourinho, gjithsesi duke qenë se Mendez është menaxheri i të dyve mund të gjendet një zgjidhje.

Raportohet se Mourionho është gati të pajtohet me futbollistin, i cili nga ana e tij ka injoruar lutjet e Zinedine Zidane për të qëndruar në Madrid.

/Tv Klan