Nuk është e vështirë të kuptohet se e kujt është kjo këpuce. Vetë sigla e tregon. Hirushja në këtë rast është Cristiano Ronaldo.

Por cili është princi? Nike ka menduar të na e zbulojë me këtë edicion të këpucëve të futbollistit portugez: princi është topi i artë 2017.

Ndoshta këto foto janë zbuluar në internet pa dashje por me shumë mundësi janë një parapërgatitje e sponsorit personal të futbollistit në rast se ylli i Real Madrid fiton për herë të 5 trofeun më prestigjioz për futbollistët.

Në fakt këto ditë po analizohet në mediat ndërkombëtare se cili e meriton topin e artë. Ronaldo është një nga pretendentët, por smund të jetë fitues pasi në çdo ndeshje të Real Madrid ai po e humb protagonizmin.

Në kampionat deri tani ka shënuar vetëm dy gola, duke i shërbyer më shumë. Shihet edhe një herë si fitues i mundshëm Lionel Messi, i cili me 13 gola është ndoshta më i miri në La Liga. Ai madje thuajse i vetëm i dha kualifikimin për në botërorin e Argjentinës.

Një tjetër fitues i mundshëm është edhe braziliani Neymar.

Tv Klan