Kristiano Ronaldo është zgjedhur edhe këtë vit i futbollisti më i mirë nga FIFA. Sulmuesi portugez mori më shumë vota, ndërsa në finale ishin edhe Lionel Mesi dhe Neimar.

Trajneri i vitit 2017 u shpall ai i Real Madridit, Zinedin Zidan. Si Ronaldo dhe Zidan morën votat maksimale nga trajneri dhe kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë. Portieri më i mirë u zgjodh Xhixhi Bufon, ndërsa goli më i bukur ishte ai Oliver Zhiru.

Në ekipin ideal ishin 5 lojtarë të Real Madridit, fitues i Ligës së Kampionëve në 2017. Ceremonia e Çmimeve FIFA u zhvillua mbrëmjen e së hënës në Londër.

Tv Klan