Cristiano Ronaldo po humbet besimin e shokëve të tij të skuadrës. Portugezi po përjeton atë që në dhomat e zhveshjes futbollistët e quajnë persekutim nga futbollistët e tjerë të ekipit. Së fundmi Rnaldo është bërë përgjegjës për humbjen me Sevilla dhe Celta Vigo. Paraqitja e tij jo e mirë ka sjellë edhe pakënaqësinë e shumicës së lojtarëve të real. Edhe pse lojtari më i paguar në ekip, të paktën 6 lojtarë nuk kanë hezituar ta bëjnë atë përgjegjës për humbjet e Real Madrid.

Morata, Marco Asensio, Tony Kroos dhe Luka Modric kanë shfaqur hapur kritikat e tyre ndaj Ronaldos dhe i kanë kërkuar trajnerit Zidane që të marrë masa.

Por ka edhe nga ata si Sergio Ramos, Marcelo dhe Pepe të cilët kanë ende besim tek sulmuesi.

Humbja e besimit ndaj portugezit, vjen pak kohë pasi ai rinovoi kontratën me klubin duke thënë se dëshirua e tij është ta mbyllë karrierën tek Real Madrid.

Tv Klan