austin

Çfarë do të bënit nëse do të gjenit aparatin celularë të një personi? Futbollisti Cristiano Ronaldo e ka një përgjigje. Nëse është një femër simpatike, ftojeni për darkë.

Siç raporton britanikja “Telegraph” ylli i Real Madrid gjeti telefonin e humbur të një vajze gjatë kohës që ndodhej në Las Vegas dhe arriti ta kontaktonte atë, në mënyrë që t’ia kthente telefonin.

Por kur u takua me Austin Woolstenhulme, si një “gentleman” i vërtetë që është, 30 – vjeçari e ftoi atë për darkë, sëbashku me mikeshat e saj tërheqëse.

austin-ronaldo-gocat

Këtë natë të veçantë me Ronaldon, ishte vetë e zonja e telefonit që e bëri publike në Instagram, ku nuk munguan edhe fotot e shumta krah portugezit, ndërsa në njërën prej tyre Woolstenhulme shkruante:

“Lajmi i keq është se para dy ditësh humba telefonin. Lajmi i mirë, e gjeti Cristiano Ronaldo. Ndërsa lajmi edhe më i mirë është se, mbrëmjen e shkuar na ftoi për darkë”.  /tvklan.al