Me një diferencë të madhe votash, këngëtarët i dhuruan Rozana Radit, çmimin e madh të “Kënga Magjike”, një trofe të cilin artistja e kishte dëshiruar prej vitesh dhe suksesin ia solli “Ma thuaj ti”. “Gënjeshtar” i Anxhela Peristerit, i takoi vendi i dytë.

Për Arilena Ara, talenti  i zbuluar nga Televizioni Klan, fillimisht në “Gjeniu i Vogël” dhe më pas si fituese e “X-Factor Albania”, këngëtarët e vlerësuan si të tretën më të mirë.

Mbrëmja finale, ishte një emocion i dyfishtë për zërat e rinj. Juria e cila i gjykoi përgjatë dy gjysmëfinaleve, zgjodhi si “Artistin më të mirë të ri”, Florian Nazifin.  Trofeu i Televizionit Klan, shkoi për Alar Band dhe Klea Huta.

Pas 18 vitesh “Kënga magjike” është kthyer në një markë të festivalit më të rëndësishëm të muzikës së lehtë shqiptare. Në sintoni më misionin e këtij festivali për të angazhuar produksionet që të prodhojnë muzikë të mirë shqiptare, edhe burimi i elementëve të spektaklit ishte nga fondi i artë i tingujve shqip.

Më poshtë gjeni fituesin për çdo kategori:

1

Artiola Toska dhe Bruno fitojnë çmimin “Hit”.

2

Anxhela Peristeri mori çmimin e Interpretimit.

3

Tuna mori çmimin e Kritikës.

4

Era Rusi u vlerësua me çmimin “Kënga Stil”.

5

Mariza Ikonomi fitoi çmimin “Best Euro Trend”.

6

Çmimi “Best Balade” shkoi për Arilena Ara.

7

Elgit Doda fitoi çmimin “Kantautori më i mirë”.

8

Rozana Radi mori çmimin ‘Best Artist on web’.

9

Eranda Libohova dhe Xhesi rrëmbyen çmimin “Best Duet”.

10

Çmimi “RTV21 Kosovë & TV21 Maqedoni” shkoi për Berkan.

11

Klea Huta dhe Alar Band fituan çmimin e “Tv Klan”.

12

Endri dhe Stefi rrëmbyen çmimin “Best Kontributi në Vite”.

13

Eliza Hoxha fitoi çmimin e Produksionit.

14

Çmimi “Best Female Voice” u rrëmbye nga Flaka Krelani.

15

“Best Male Voice” e rrëmbeu Valon Shehu.

16

Soni Malaj mori çmimin “Best Performance”.

erik

Erik Lloshi rrëmbeu çmimin Diskografik.

17

Gerta dhe JohneVan Ride fitojnë çmimin “Best Dance”.

18

Alban Ramosaj rrëmbeu çmimin “Best Tendence”./tvklan.al