Për këta fëmijë kjo verë nuk ka qenë e zakonshme.

Përveç pushimeve, ata i janë përkushtuar edhe aktrimit për të sjellë në skenë një shfaqje e cila do t’i kapërcejë kufijtë e një teatri vetëm për fëmijë.

Titullohet “Rozi dhe Kopshti Magjik”.

Është historia e 20 fëmijëve, të cilët do të përçojnë një mesazh shumë domethënës jo vetëm për bashkëmoshatarët e tyre, por edhe për prindërit, që t’i mësojnë fëmijët drejt ushqimeve të shëndetshme, siç janë frutat dhe primet dhe larg orëve të gjatë para televizorit apo kompjuterit.

“Rozi dhe Kopshti Magjik” është i konceptuar si një musikal. Protagonistët që ngjiten në skenë, jo vetëm do të aktrojnë, por edhe do të këndojnë.

Këto muaj prova në skenën e Teatrit Kombëtar të Fëmijëve kanë qenë për ta si një shkollë, ku përveç argëtimit, kanë mësuar edhe mbi teatrin.

Për regjisoren Alma Hoti, kjo shfaqje është shembulli më i mirë se si një teatër mund të shërbejë edhe si përçues mesazhesh, por edhe si laborator për të zbuluar talentet.

“Rozi dhe Kopshti Magjik” do të thyej një tabu. Për herë të parë të vegjlit do të ngjiten në skenën e madhe të Teatrit Kombëtar, në premierën e së martës në premierën e 20 dhe 21 Shtatorit.

Tv Klan