Kur ka kaluar një muaj nga rrahja barbare e gazetarit Elvi Fundo, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i bën thirrje policisë që të gjejë agresorët.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Unioni thuhet se autorët vazhdojnë të jenë të lirë duke përbërë ende një rrezik evident për gazetarin Elvi Fundo.

Unioni shpreh shqetësimin se moskapja dhe mosidentifikimi autorëve shërben si precedent stimulues për ndërmarrjen e të tilla veprimeve edhe ndaj kolegëve të Fundos, të cilët janë po aq të vendosur në ushtrimin e detyrës së gazetarit.

Tv Klan