Një anëtare e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së presidentit të SHBA, Donald Trump dha dorëheqjen 8 ditë pas emërimit të tij duke deklaruar se ishte fyerje të punonte nën urdhrat e tij.

Rumana Ahmed është një nënshtetase amerikane myslimane, familja e të cilës u shpërngul në Maryland nga Bangladeshi në vitin 1978.

Ajo vendosi të jepte dorëheqjen nga administrata, pasi Trump urdhëroi largimin e emigrantëve nga 7 vendet myslimane.

Ahmed ishte punësuar nga vetë Obama gjatë kohës që ai ka qenë president, menjëherë sapo ajo kishte përfunduar universitetin.

Pas emërimit të Trump, ajo qëndroi optimiste por 8 ditë më pas kuptoi se nuk mund të vazhdonte më punë aty.

Ahmed, e cila shkroi një editorial në lidhje me përvojën e saj në “Atlantic”, ka thënë se si një grua myslimane, kur Presidenti lëshoi urdhrin për dëbimin e emigrantëve nga 7 vendet me shumicë myslimane, ajo e kishte kuptuar se nuk mund të qëndronte dhe të vazhdonte të punonte në një administratë ku njerëzit e shihnin si kërcënim dhe jo si punonjëse./tvklan.al