Melissa Lee Matos për thuajse një vit e gjysmë ka qenë duke u kuruar nga varësia ndaj drogës dhe tanimë po bën diçka të mahnitshme për të ndihmuar të tjerët, që janë duke luftuar.

Matos ndan fotografitë e veta, kur ka qenë “në fund të greminës”, në llogarinë e saj të Facebook.

“Po vdesin shumë njerëz. Kam miq të cilët duhet ta shohin këtë

“, shkruan në postimin e saj, i cila ka pasur më shumë se 49,000 shpërndarje.

Ajo shpjegon sesi për vite me radhë dëshironte të vdiste dhe kalonte ditë e netë në gjendje kome të induktuar.

Melissa shkroi:

“Kjo është ajo që isha unë çdo ditë, për vite me radhë. Kjo është ajo me të cilën merrej burri im. Kjo është ajo me të cilën vajzat e mia të vogla ndesheshin. Kjo është ajo që familja dhe miqtë e mi panë, në rastet e rralla që u largova nga shtëpia. Isha e sëmurë. Isha duke vdekur. Kisha shkuar aq larg sa mendoja se nuk do të shërohesha kurrë. Isha kaq e humbur sa nuk mund ta imagjinoja dot jetën pa përdorur drogë. Doja vetëm të vdisja. Nuk e kisha kuptuar që nuk po jetoja”.

Matos, e cila tani punon në një organizatë bamirësie për të ndihmuar personat e varur nga heroina, e përshkruan veten në atë kohë si:

“Një e droguar me gjilpërë, me një zakon kaq të ashpër që kaloi ditë e netë në një koma të induktuar, në dyshemenë e banjës së saj. Një vajzë që do të kalonte çdo qindarkë në drogë dhe do të harronte se kishte fëmijë për të ushqyer dhe për t’u kujdesur. Një vajzë që humbi çdo gjë që kishte. Një vajzë që ishte aq e sëmurë sa mendonte se kurrë nuk do të gjente asnjë mënyrë për t’ia dalë mbanë, derisa ajo e bëri”. /

tvklan.al