Aktori Erion Isai dhe bashkëshortja e tij Ajlin kanë qenë të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan.

Çifit ka rrëfyer historinë e tyre të dashurisë, si u njohën, ardhja në jetë e vajzës së tyre, Ajri, por edhe disa momente të vështira.

Erion Isai:

Kemi një lidhje të fortë dhe është hera e parë që ne flasim si çift për lidhjen tonë dhe vendosëm të dalim këtu, pasi emisioni juaj ka shumë dashuri.

Lidhja jonë që nga fillimi dhe deri tani ka shumë pasione për çdo gjë që bëjmë, për vendimet dhe madje edhe për sherret. Kemi dy vite që njihemi”

.

Çifti ka treguar gjithashtu dhe kur e kanë shkëmbyer puthjen e parë.

Erion Isai :“

Puthja e para ka qenë para një shfaqje, dhe e kam puthur aty më vonë putha dy koleget e mija në skenë”

 I pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari, se cili ka qenë momenti më i vështirë i marrëdhënies ata kanë rrëfyer se kanë qenë dy.

Erion Isai:

Para dy vitesh kur unë doja të largohesha nga “Portokallia”, për një shkak të një zbatimi të një klauzole, unë vendosa të mos kthehesha dhe shkëputa marrëdhëniet ekonomike për 3 muaj, por dhe ana emocionale. E pata të rëndë si vendim

.

Ndërkohë Ina rrëfen dhe për një abort spontan.

Kemi pasur dhe një incident më shtatzëninë time të parë.

Unë nuk e dija që isha shtatzënë dhe vendosëm të bëjmë pushime të çmendura në udhëtime dhe pësova një abort spontan dhe ai ka qenë një moment i vështirë, por  lavdi Zotit i kemi kaluar”,

rrëfen ajo

.

/tvklan.al