Modelja dhe aktorja amerikane Amber Rose tha se ka rrezikuar të vetëvritej pasi prej 7 vjetësh ka pësuar bullizmin e ish-pratnerit të saj, Kanye West.

33-vjeçarja pranoi në një intervistë se reperi amerikan e ka përndjekur vazhdimisht, qoftë në këngët e tij, qoftë në deklarata publike.

Rose rrëfeu se prishja e marrëdhënies me Kanye West-in i kishte thyer zemrën. Ofendimi që ai i kishte bërë më pas përmes teksteve të këngëve, për aktoren është forma më ekstreme e bullizmit.

Amber Rose ka qenë e martuar me një tjetër rreper amerikan, Wiz Khalifa, me të cilin ka edhe një djalë 4 – vjeç.

Tv Klan