Galatasaray, ekipi fitues i Kupës UEFA në vitin 2000, është përjashtuar nga aktivitetet Europiane për një 1 vit. Vendimi erdhi pasi klubi i njohur turk nuk respektoi rregullat e fair play financiar.

Drejtuesit e Galatasaray janë të shtrënguar të ulin shpenzimet për këtë vit dhe atë pasardhës. Një masë shtrënguese e rëndë për një ekip që është mësuar të marrë pjesë rregullisht në kupat e Europës dhe ka në përbërje lojtarë të njohur.

Galatasaray ndodhet momentalisht në vendin e pestë, por nuk do të ketë mundësinë të kualifikohet në kupat e Europës.

Kjo masë ndëshkuese vlen për 1 pjesëmarrje, në sezonet 2016 – 2017 dhe 2017 – 2018.

Kjo do të jetë në favor të ekipeve të tjera, veçanërisht në Konyaspor dhe Basaksehir, ku aktivizohen lojtarët e Kombëtares, Alban Meha dhe Sokol Cikalleshi.

Tv Klan