Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi ku Maxim Gribanov rrahu gruan e tij Anastasia Ovsiannikova, pasi ajo i kishte kërkuar të ndaheshin.

Pas shkelmimeve dhe grushtave të shumtë për disa orë me radhë, ai filmoi të nxirat në trup të viktimës duke ja dërguar shokëve të tij me përshkrimin “e vënë nën kontroll”.

28-vjeçarja kishte mundur të telefononte shërbimet e emergjencës dhe pse e lënduar me plagë të shumta, gjakderdhje të brendshme dhe disa kocka të thyera. Ajo ra në koma dhe ndërroi jetë 6 ditë më pas.

E ndjera ishte viktimë e dhunës prej vitesh por, sipas familjarëve, druhej ta linte bashkëshortin e saj nga frika se si ai mund të reagonte.

Maxim Gribanov u dënua me 15 vite heqje lirie, fillimisht për dhunë dhe më pas për vdekjen e bashkëshortes së tij./abcnews.al