Provimi i maturës shtetërore në Mamurras është shoqëruar me sherr dhe konfrontime fizike. Për pasojë, policia ka vënë në pranga 18-vjeçarin Floriol Myrta banues në Kurbin, maturant  në  Gjimnazin e Mamurrasit.

Sipas policisë, ky i fundit është arrestuar pasi është konfliktuar  me administratorin e provimit duke ushtruar dhunë ndaj tij.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë i riu ka kundërshtuar me forcë edhe efektivët .

Mbi maturantin rëndojnë akuzat për veprat  “kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “goditje për shkak të detyrës” .

Materialet do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme./tvklan.al