Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga autoritetet në Lushnje, pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij.

Besmir Lika, sipas policisë ka dhunuar vëllain e tij T.Lika pas një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur në lagjen “18 Tetori”.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë në banesë, 32-vjeçarit iu gjetën gjithashtu dy qese me kanabis, me peshë rreth 413 gramë.

/tvklan.al