Në orët e hershme të ditës së sotme në rrugën “Turgut Ozal” të Prizrenit ka ndodhur një rrëmbim i një personi.

“Posa është pranuar informacioni, njësitë policore kanë vepruar dhe kanë arritur që t’i arrestojnë dy të dyshuar. Sipas raporteve hetimore thuhet se  të dyshuarit nën kanosje me armë: njëri me kallashnikov dhe tjetri pistoletë e kanë futur me forcë në veturë viktimën dhe janë larguar në drejtim të panjohur”,

njofton Policia e Rajonit të Prizrenit, pa përmendur nëse personi i rrëmbyer është burrë apo grua.

“Pas arrestimit janë sekuestruar edhe armët me të cilat dyshohet të jetë kryer vepra. Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit ndalën nën masën e arrestit policor ndërkaq hetuesit po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rastit”.

/klankosova