Një burrë është akuzuar për rrëmbim në lidhje me zhdukjen e një vajze nëntëvjeçare gjatë një martese në Alpet franceze, shkruan BBC.

Njeriu, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, është një prej të dyshuarve mbi vendndodhjen e Mawlys de Arujo.

Ajo u pa për herë të fundit më 27 gusht në një zonë fëmijësh në një sallë në veri të Grenoble.

Në një deklaratë të lëshuar të dielën, prokurori i Grenoble tha se një 34-vjeçar është akuzuar për “rrëmbimin e një të miture më pak se 15 vjeç”./klankosova