Së fundmi jetën artistike të Tiranës e pasuroi ekspozita “Pasqyre e Thyer” në Galerinë e Fakultetit të Arteve te Bukura.

Anastas Kostandini, një artist i meritur, një nga piktorët e rëndësishëm të para dhe pas realizmit socialist, e prezantoi publikun kryeqytetas mes veprat e tij më të fundit, shumë prej të cilave rrëfejnë periferinë shqiptare, e kryesisht atë pogradecare aty ku u lind e vazhdon të jetojë me artin e pikturimit.

Rikthimi i përkohshëm artistik në Tiranë risjellë në kujtesë “Shqiptarët”, mozaikun në ballinë të Muzeut Historik, që përkundër shkëlqimit të këtyre veprave, ai, prej të paktën një dekade njeh vetëm rrënim.

Taso është një nga pesë krijuesit e kësaj shenje historike dhe identifikuese e kryeqytetit të shqiptarëve.

Kjo sipërfaqe ku centimetra të tëra të gurta shkëputen kohe pas kohe, për të mos u rikthyer në vendin e tyre, për piktorin përbën një vepër monumentale kombëtare.

Si dje dhe sot, si Muzeu Historik Kombëtar dhe Ministria e Kulturës nuk kanë kryer asnjë asnjë hap konkret për t’i shpëtuar “Shqiptarët” nga rrënimi. Madje as në 35-vjetorin e zbulimit të Mozaikut, e as në Ditën Botërore të Monumenteve të Kulturës. Asnjë herë për këtë vepër nuk trokiti fati i restaurimit, siç e pati së fundmi tjetërsim-restaurimi i kullës së Sahatit apo disa fasadash institucionesh, që për vizitorë nuk kanë turistët.

Enkelejda Mema, Tv Klan