ambulanceTre punëtorë kanë humbur jetën mbrëmjen e djeshme gjatë punimeve për ndërtimin e hidrocentralit të Qafë Mollës.

Shkak për këtë aksident është bërë shembja e një masivi dheu.

Policia bën me dije se viktimat janë Pjetër Doda, Ndue Legisi si dhe një turk, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Rrethanat e këtij aksidenti mbeten ende të paqarta, ndërsa policia njofton se ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Banorët në Qafë Mollë kanë protestuar disa herë kundër punimeve të firmës turke për ndërtimin e HEC-it.

Krahas kërkesë për dëmshpërblime, ata kanë denoncuar kushtet e këqija në të cilat punojnë.

tvklan.al