Më shumë se  27 persona kanë gjetur vdekjen, pas shirave të rrëmbyeshëm të cilat sollën rrëshqitjen e dheut në Indonezi.

30 shtëpi u shembën gjatë kohës që fermerët ishin duke punuar mëngjesin e së shtunës në një kodër në Banaran në Provincën Java të Indonëzisë.

Mediat raportojnë se 27 persona kanë gjetur vdekjen, ndërsa shefi i ushtrisë lokale tha se ka më shumë viktima.

Ushtarë, policë dhe vullnetarë janë në kërkim për të zhdukurit e tjerë./tvklan.al