Trajnerët e Shqipërisë dhe Italisë po mendojnë për mënyrën se si do të rreshtojnë lojtarët në fushë për ndeshjen e së premtes. Gianni De Biasi mund të luajë me sistemin 4-5-1 një vendosje e zakonshme ndaj rivalëve më të fortë. Mesfusha e ngjeshur që ndihmon mbrojtjen dhe sulmin ka gjithmonë një veçori i Shqipërisë së De Biasi. Italia sipas mediave vendase mund të aplikojë vendosjen 4-2-4.

Këtë vendosje trajneri Ventura e bëri në përballjen me Lihtenshtejnin. Të dy trajnerët duket se më shumë i shqetësojnë gjendja fizike e lojtarëve, pasi po i drejtohemi fundit të sezonit. Zgjedhja e tyre do të jetë një vendim më i vështirë për tu marrë ku të Shqipëria shqetëson më shumë mbrojtja për shkak të mungesave.

Një rezultat pozitiv do të ishte ideal për Shqipërinë, ndërsa fitorja është një detyrim për Italinë që synon të rivalizojë Spanjën për vendin e parë. Një sfidë delikate për të dy ekipet, pasi mbyll xhiron e parë të kualifikueseve të Kupës së Botës 2018.

Tv Klan