Tre persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi janë kapur me drogë. Policia ka zbuluar në fshatin Korrë rreth  3900 bimë kanabis. Për këtë janë arrestuar në flagrancë: 28-vjeçari  Tauland  Isufi dhe 29-vjeçari Lulëzim  Haxhiu.

1

Por prangave nuk iu ka shpëtuar as kryeplaku  i  fshatit. Kështu është arrestuar edhe 66-vjeçari Fiqiri Hyka, pasi nuk ka kallëzuar kultivimin  e  bimëve  narkotike. Ndërkohë rrënjët e kanabisit, me  lartësi  10  cm janë asgjësuar me anë të djegies.

/tvklan.al