Të paktën 370 myslimanë të komunitetit etnik Rohinxhia në Birmani janë ekzekutuar nga ushtria e këtij vendi. Sipas një njoftimi të forcave të armatosura birmaneze, javën e fundit janë shtuar ndjeshëm sulmet ndaj institucioneve shtetërore, që kanë shkaktuar 29 viktima. Për këtë fajësohet minoriteti etnik Rohinxhia, që nuk njihet zyrtarisht nga autoritetet dhe ushtria është detyruar të reagojë e të mbrohet.

Mirëpo Organizatat për të drejtat e njeriut lëshojnë alarmin se pretendimet e autoriteteve në Birmani janë thjesht një justifikim, pasi në të vërtetë por kryhet një spastrim i vërtetë etnik ndaj pakicës myslimane atje.

Rreth 50 mijë persona janë detyruar të largohen nga fshatërat për t’i shpëtuar vdekjes. Shumë prej tyre kanë mbërritur në Bangladeshin fqinj, pas një udhëtimi disaditor, duke kaluar kodra e lumenj, të uritur e të pashpresë.

Edhe presidenti turk Rexhep Taip Erdoan dënoi fort vrasjen e myslimanëve në Birmani. Ata që mbyllin sytë përpara genocidit ndaj komunitetit mysliman Rohinxhia, janë bashkëpunëtorë të vrasësve, tha Erdogan. Tv Klan