Rrethi Çiklistik i Shqipërisë ndërkombëtarizohet.

Një nga aktivitetet më të vjetër në historinë e këtij sporti, në edicionin e tij të 74 është përfshirë në kalendarin e Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit.

Garat do të zhvillohen në muajin Maj, por interesimi i skuadrave ka nisur deri më tani, mes tyre edhe ajo nga Italia, Androni Giocattoli – Sidermec, e 23-të në renditjen botërore. Rrethi Çiklistik këtë vit do të promovojë edhe turizimin.

Në total, etapat do të jenë pesë dhe secila me më shumë se 175 kilometra secila dhe pikët do të shërbejnë për kualifikimin në botëror apo lojërat olimpike. Pritet që të marrin pjesë 18 ekipe, ku 3 do të jenë shqiptare dhe 15 të huaja.

Garat do të zhvillohen nga 20 deri më 24 Maj.

Tv Klan