Përdorimi i bombolave të gazit gjatë periudhës së verës ka rrezik të lartë për konsumatorët. Inspektorati Shtetëror Teknik ka nisur kontrollin në të gjitha subjektet private dhe ka ndaluar kategorikisht, përdorimin e bombolave në ambiente të vogla dhe të mbyllura. Pavarësisht kësaj, Arian Goshi, thotë se kujdesi më i madh duhet të jetë për familjarët, të cilët nuk kontrollohen dot nga inspektorati, dhe për shkak të leverdisë në çmim, shpesh mbushin bombolat në pikat e paliçensuara.

Inspektorati ka publikuar edhe një manual të mënyrës se si duhet vendosur bombola në sezonin e verës.

Shpërthimet e bombolave të gazit kanë shkaktuar disa viktima dhe pavarësisht kontrolleve që bëhen, ende ka pika të cilat janë ta paliçensuara, sidomos në zonat rurale të vendit.

Tv Klan