Rusia dhe Irani kanë paralajmëruar SHBA-në se do të “përgjigjen me forcë” nëse kalojnë “vijën e kuqe” të Sirisë”.

Në kundërpërgjigje të sulmit me raketa në bazën siriane, nga sulmi kimik në Khan Sheikhoun, aleanca në mbështetje të presidentit sirian Bashar al-Assad bëri një deklaratë ku kërcënonte aksionin e ndërmarrë që ka kaluar vijën e kuqe.

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se goditja e bazës së Shayrat, me 60 raketa ishte “përfaqësim i botës”.

Të dielën, ministri britanik i mbrojtjes, Michael Fallon, deklaroi se Moska “ishte përgjegjëse për çdo vdekje civile” në Khan Sheikhoun./tvklan.al