Siguria e prodhimeve bujqësore shqiptare është vënë jo pak herë në dyshim. Kjo, për shkak të përdorimit pa kriter apo në mënyrë të pakontrolluar të pesticideve. Një pjesë e fermerëve të Myzeqëse pranojnë se nuk këshillohen me agronome e specialiste dhe se veprojnë sipas njohurive që kanë për pjesën e mbjelljes, spërkatjen me pesticide dhe kohen e vjelje.

“Agronomin e komunës apo Bashkisë nuk e di fare kush është, tani jemi mësuar vetë dhe….”

, thotë një fermer.

“Momentalisht asnjë specialist nuk vjen tek sera asnjëherë. Po të vijë te sera ai do tarifë”,

thotë një tjetër fermer.

Lënia në dorë të fermerëve të përdorimit të plehrave kimike lë vend për dyshime të forta mbi sigurinë e prodhimeve bujqësore.

Edhe farmacitë bujqesore pohojnë mungesën e specialistëve.

Ekspertët e bujqësisë thonë se problemi qëndron pikërisht tek respektimi i afateve dhe dozave e përdorimit të pesticideve dhe jo tek vetë kimikatet bujqësore, që sipas tyre janë të çertifikuara edhe nga institucionet europiane. Shkelja e afateve dhe sasisë, paralajmërojnë ata, mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin e konsumatorëve.

Sink Bujar Huqi Ekspert ne Bujqesi ” fokus edhe plehrat kimike.perdorimi I nitratit te sallata apo kastraveci  kerkon deri 4 ditë kohe, ndryshe niveli i nitratit dhe nitriteve është shumë i larteë dhe i dëmshëm. Në këtë kontroll nuk e kemi dhe kjo është sfidë.

Për të kontrolluar mënyrën se si përdoren plehrat kimike, ekspertët shohin si nevojë emergjente kthimin e agronomeve dhe specialistëve të fushës në terren.

“Sot mangësi neë fushën e këshillimit. Ne kemi drejtoritë e bujqësise dhe me gjithë dashamirësitë e tyre sikur të punojmë edhe 24 orë në ditë do ishte e pamundur të mbulonim gjithë këtë pjesë”,

thotë eksperti Bujar Hiqi.

Përgjegjësia për kontrollin e mënyrës së përdorimit të pesticideve bie mbi agronomet e punësuar në drejtoritë rajonale bujqesore. Televizioni Klan u interesua pranë Ministrisë së Bujqësisë për këtë problematikë. Zyrtarë të këtij dikasteri u përgjigjën se agronomët e kryejnë detyrën e tyre, duke u kujdesur për të gjitha sipërfaqet e mbjella me prodhime për t’u tregtuar në territorin që administrojnë, ndonëse në terren fermerët pohojnë të kundërtën. TV KLAN