Është shumë e rëndësishme që të bëni vizita të shpeshta tek dentisti për të patur dhëmbë sa më të shëndetshëm. Por jo vetëm kaq, me po aq rëndësi është edhe të pyesni se me çfarë materiali po i mbushni dhëmbët tuaj. Kjo pasi, sëfundmi shkencëtarët kanë zbuluar se të paturit më shumë se 8 dhëmbë të mbushur, rrit nivelin e mërkurit në gjak.

Pasi analizuan rreth 15 mijë persona, ata që kishin të mbushur mbi 8 dhëmbë rezultuan me jo pak, por plot 150 përqind më shumë mërkur në trup, sesa të tjerët që nuk kishin dhëmbë të mbushur.

Sipas ekspertit Lei Yin, nga Universiteti i Georgias, prishja e dhëmbëve është një ndër sëmundjet më të zakonshmet dhe pjesa më e madhe e njerëzve i janë nënshtruar mbushjes së dhëmbëve. Problemi, sipas tij, qëndron tek fakti se shumica nuk interesohet për materialin që përdoret nga dentisti.

Përgjatë 150 viteve të fundit, sipas ekspertit, materiali më i përdorur është amalgama, një material i lirë, i fortë prej argjendi dhe që përmban gati 50 përqind mërkur.

Sasia e madhe e mërkurit në trup mund të shkaktojë disa sëmundje, si ato të trurit, zemrës, veshka, mushkëri dhe të dëmtojë sistemin imunitar. Megjithatë deri më sot mbushja e dhëmbëve me mërkur nuk ka qenë problem, pasi një dhëmb i vetëm nuk krijon shqetësime.

Sipas ekspertëve, mërkuri është helmues, por kjo varet nga doza. Nëse keni 1 dhëmb të mbushur ata thonë se rreziku është shumë i vogël, por nëse keni më shumë se 8 atëherë pasojat mund të jenë serioze./tvklan.al