Mike Tyson ka rënë knockout!

Këtë herë jo nga një boksier tjetër (apo Evander Holifild), por nga një hoverboard.

Ish – kampioni i Peshave të Rënda në Boks është rrëzuar teksa po ecte me pajisjen elektrike transportuese, që është shumë në modë së fundi. 49 – vjeçari po përpiqej të mbante ekuilibrin mbi hoverboard-in, në sallonin e shtëpisë dhe po filmohej nga vajza e tij.

Ajo dëgjohet që i thotë, “babi nuk dua që të rrëzohesh”.

Pikërisht në ato momente, Tyson humbet ekuilibrin dhe rrëzohet, ndoshta në “knockout -in” më të dhimbshëm të jetës së tij.

Tv Klan