Komisioni-EkonomiseDy taksa kombëtare të propozuara nga ministria e financave dhe ajo e shëndetësisë janë hedhur poshtë nga komisioni parlamentar i ekonomisë.

Ndërsa mungonin deputetet e opozitës, oponencën e bëjnë vetë antarët e mazhorancës, sipas të cilëve, vendi ka mënyra të tjera për të siguruar të ardhura për shërbimin shëndetësor.

Projektligji u miratua në parim, duke përjashtuar nenin që parashikonte taksën prej 1 mijë lekë në vit për automjetet dhe 50 lekë për çdo kartë telefoni.

Në këtë komision u prezantua edhe projekt ligji për partneritet publik privat, perms të cilit ministria e ekonomisë kërkon më shumë lehtësi për dhënien me konçesion të rrugëve, pas dështimit të tenderit të pare për një pjesë të rrugës së Kombit

Ndërsa duhet t’u vëmë më pak kushte kompanive që do të mire mbajnë akset kryesore, koncesioni i shërbimeve do të shtrihet edhe në shëndetësi. Flitet për diagnostikimin falas për moshat 40-60 vjeç, ku analizat do t’i besohen privatit.

Projektligji për partneritetin publik privat, u miratua në parim në komisionin e ekonomisë dhe financave.

Tv Klan