Një autobus me 45 persona ka rënë, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur 32 udhëtarë dhe 13 të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Taipei, në Tajvan, raporton BBC. Mësohet se pjesa më e madhe e udhëtarëve ishin të moshuar.

Edhe pse Taivani është konsideruar si një nga vendet më të sigurta në botë, por ekspertët thonë se standardet e sigurisë duhet të përmirësohen.

Agjencia e lajmeve CNA, tha se nuk kishte asnjë shtetas të huaj në autobus.

Njëzet ambulanca dhe 200 zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes dhe ekipet e shpëtimit tashmë kanë nxjerrë të gjithë personat që ishin brenda.

Të plagosurit janë dërguar në spitalet më të  afërta./tvklan.al