Një avion me 42 pasagjerë, përfshirë 2 fëmijë u rrëzua në veri të Pakistanit në një zonë malore.

Sipas mediave ndërkombëtare, në avion ndodheshin 31 burra, 9 gra dhe 2 fëmijë, ashtu sikurse edhe ish – këngëtari i famshëm pakistanez, Junaid Jamshed.

Në internet janë publikuar edhe foto nga vendi i ngjarjes, që tregojnë mbetjet e avionit të Pakistan International Airlines në flakë.

Fotot tregojnë banorë të zonës që po ndihmojnë në nxjerrjen e trupave. Sipas raportimeve paraprake, deri më tani thuhet se janë arritur të nxirren 20 trupa.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thonë se ka pak gjasa që të ketë të mbijetuar dhe se shumë prej trupave janë djegur thuajse tërësisht.

Avioni ishte nisur nga qyteti verior i Chitral drejt kryeqytetit Islamabad, kur humbi kontaktin me kullën e kontrollit./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”80″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]