Një avion është rrëzuar në jug të Italisë. Sipas mediave italiane mësohet se avioni ka rënë në Agrigento, Siçili dhe për pasojë ka humbur jetën piloti Salavotre Cannella, 55 vjeç.

Nga hetimet e deri më tanishme mësohet se piloti ka humbur kontrollin për shkak të rrezeve të diellit.

Ndërkohë transporti është pezulluar për disa orë, pasi avioni është rrëzuar në rrugën që lidh Agrigento për Caltanissetta, pranë Favara./tvklan.al